Lajmet e fundit
Arsenal po bëhet gati që ta bëjë një ofertë për 22 vjeçarin e Hull City-t, Jarrod Bowen, sipas raportimeve nga The Sun.
Topçinjtë mësohet se mund ta sigurojnë nënshkrimin e tij për një shumë prej 12 milionë funtesh, e që iu konvenon kur dihet se këtë sezon ata kanë në dispozicion vetëm 45 milionë funte për transfere.
Bowen po përcillet nga londinezët që nga janari, pas performancave të tij mbresëlënëse te Hull, ku kishte realizuar 22 gola stinorin e kaluar.
Sidoqoftë, interesim për shërbimet e tij ka shprehur edhe rivali i përbetuar i Arsenalit, Tottenham Hotspur.