Lajmet e fundit

Arsenal është i interesuar në transferimin e mbrojtësit të majtë të Marseille, Christopher Rochia, pohon Foot Mercato.
Topçinjtë synojnë që ta transferojnë të riun gjatë afatit kalimtar të janarit.
Rochia është aktualisht “nxënës” i Patrice Evra, por ende nuk ka nënshkruar kontratë profesionale.
Ai raportohet t’i ketë lënë mbresa skautit të Arsenalit, Gilles Grimandi, ndërsa edhe Borussia Dortmund përflitet se është e interesuar për 19 vjeçarin.