Lajmet e fundit
Topçinjtë janë shumë të interesuar ta blejnë asin e katalunasve, sidomos pas transferimit të Aubameyang, i cili i ka kërkuar Arsene Wenger të mos hezitojë për ta blerë

Arsenal është duke përgatitur një ofertë për anësorin e Barcelona, Ousmane Dembele, të cilën do ta zyrtarizojë gjatë afatit kalimtar të verës.
Francezi kaloi në Camp Nou vitin e shkuar, për një shumë të madhe parash, e siguruar nga katalunasit pas shitjes së brazilianit Neymar.
Megjithatë, francezi ka vuajtur nga lëndime të njëpasnjëshme dhe largimi i tij nga Barcelona është shumë i mundur, ndërsa tek Topçinjtë do ta gjente Pierre-Emerick Aubameyang.