Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Arsenal, Gabriel nuk do të mund të luajë në ndeshjen finale të FA Cup, kundër Chelsea.
Ai do të mungojë për topçinjtë rreth tetë javë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
26 vjeçari ka dëmtuar ligamentet e gjurit në ndeshjen e së dielës ndaj Everton.
Por që Arsenal nuk do të mund të llogarisë as në shërbimet e francezit Laurent Koscielny.
Kjo pasi Federata Angleze e Futbollit ka anuluar apelimin e kartonit të kuq që ai e mori, pikërisht ndaj Everton.
Por po ashtu edhe qendërmbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi është në dyshim.