Lajmet e fundit

Klubi londinez, Arsenal është i gatshëm që të paguajë 120.000 funta në javë vetëm që ta bindë Sergio Busquets që të ndërrojë skuadrën.
Gunners janë të gatshëm që menjëherë të nisin bisedimet me lojtarin dhe klubin e Barcelonës.
Vet Wenger raportohet se ka pyetur Sergion për një transferim të tij në Emirates Stadium.
140.000 është paga më e lartë javore te Arsenal, ndërsa për Sergion kanë bërë gati një pagesë prej 120.000 funta, shkruan Metro.
Raportohet se vet lojtari është duke kërkuar një kontratë e cila i sjell përfitime më të mëdha.
Transferimi i tij pritet që të bëhet në javën në vazhdim, transmeton Klan Kosova.