Lajmet e fundit

Arsenal është një nga dy skuadrat që kanë bërë ofertë zyrtare për yllin e Real Madrid, James Rodriguez.
Kolumbiani duket se është i përcaktuar për tu larguar nga Bernabeu këtë verë, pas dështimit për që të gjejë hapësirën e duhur nën drejtimin e Zinedine Zidane, transmeton Klan Kosova.
Ai po ashtu ishte lënë tërësisht jashtë skuadrën për finalen e Champions League.
Ai ka qenë i lidhur ngushtë me një kalim në Premie League që nga fillimi i vitit – pasi edhe Manchester United i Jose Mourinho ka qenë i interesuar për të.
Por sipas televizionit spanjoll El Chiringuito është Arsenal që i prinë garës për nënshkrimin e tij. The Gunners kanë bërë ofertë 80 milionëshe për James.