16.05.2016 · përditësuar para 3730 dite1 min lexim
Ish-trajneri i Tottenham-it, Harry Redknapp, ka thënë se Arsenali nuk është “as afër” Tottenham Spurs dhe se ishin me fat që përfunduan para rivalit të tyre lokal në Premier Ligë, duke zënë vendin e dytë, shkruan Goal, përcjellë Klan Kosova.
Redknapp që kishte udhëhequr Tottenham-in për katër vjet – në vitet 2008 deri 2012 – beson se ish-klubi i tij janë ekip më i mirë sesa lojtarët e Arsene Wenger-it.
“Wenger meriton një vlerësim të veçantë që arriti të përfundojë para Tottenham-it në ligë, por nëse tregohem i sinqertë, Arsenal duhet të bëjë disa blerje të mira gjatë verës në mënyrë që t’u afrohet Spurs-ave”, shkruan Redknapp në kolumnen e tij në The Telegraph.
“E di se tani ekziston një dëshpërim, por kur pluhuri të largohet do të shihet se megjithatë ishte një sezon fantastik për Spurs-at”.
“Ata janë kualifikuar për Ligën e Kampionëve që është një gjë shumë e madhe për drejtorin e tyre, Daniel Levy”.
“Arsenali duhet të blejë dhe ka shumë punë për ta. Atyre dëshpërimisht u duhet një mesfushor qendror dhe një sulmues për t’u përmirësuar. Shumë shpesh gjatë sezonit ata kanë çaluar në këto pozita, gjë që nuk mund ta them edhe për Spurs”, shkruan Redknapp.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.