Lajmet e fundit

Arsenali është klubi i parë anglez që ka vendosur që të iu ndihmojë refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika.
Trajneri i Arsenal, Arsene Wenger ka konfirmuar se në ndeshjen kundër Stoke City nga çdo biletë e shitur do të ndahet nga një funtë.
“Për çdo biletë të shitur Arsenal do të ndajë nga një funtë për viktimat dhe refugjatët nga Siria”, ka thënë Wenger.
Ndihmë për refugjatët ka paralajmëruar edhe UEFA duke thënë se kanë planifikuar që në raundin e parë të Champions League duke ndarë nga dy funta nga çdo biletë e shitur, njofton Klan Kosova.
Ndër klubet e para që ka ofruar ndihmë për refugjatët sirian ka qenë Bayern Munich.