Lionel Messi të mërkurën mbrëma në ndeshjen kundër Olympiakos, ka arritur 100 gola në garën më të fortë të futbollit në botë, ligën e kampionëve.
Goal.com ka shpërndarë një fotografi, e cila tregon se cilave ekipe ju ka shënuar Messi në këtë garë dhe nga sa gola.
Ekipi që më së shumti ka vuajtur nga argjentinasi është Arsenal, pasi në portën e tyre Messi e ka quar topin nëntë herë.
Nga tetë gola, futbollisti i Barcelonës u ka shënuar ekipeve Milan dhe Celtic, për të vazhduar me shtatë ndaj Bayer Leverkusen, gjashtë gola kundër Ajax e Manchester City, e kështu me radhë.
klankosova.tv

●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.