Lajmet e fundit

Arsenal është lider në kampionatin anglez, pas fitores në Emirates Stadium, kundër Everton.
Gunners e kanë fituar këtë ndeshje e cila në disa raste ishte shumë dramatike, e sidomos në pjesën e dytë, kur pati shumë raste nga të dyja palët, disa goditje që përfunduan në shtyllë, ndërsa disa herë edhe portierët kanë qenë vendimtarë.
Golat për Arsenal i kanë shënuar Giroud dhe Koscielny, kurse për Everton ka realizuar Barkley.
Moment tjetër nga kjo ndeshje është edhe përjashtimi me kartonin e dytë të verdhë të Barry nga Everton në minutat e fundit të ndeshjes.
Kështu Arsenal do të mbajë pozitën e liderit së paku deri nesër kur do të zhvillohet derbi i Manchesterit, transmeton Klan Kosova.