Lajmet e fundit

Futbollisti turk, Caglar Soyuncu, pritet që t’i bashkohet Arsenalit këtë verë, sipas pohimeve të presidentit të ish-klubit të tij.
22 vjeçari i ishte bashkuar Freiburg-it para dy vjetësh për 2.6 milionë euro, përmes një marrëveshjeje që përfshinte edhe një klauzolë shitjeje.
Si rezultat i kësaj, ata janë kontaktuar nga Topçinjtë të cilët kanë kërkuar informata për qendërmbrojtësin.
Seyit Mehmet Ozkan, presidenti i Altinordus, e ka konfirmuar që Arsenali po udhëheq në garën për transferimin e tij, madje edhe para Bayern Munchen-it.
“Caglar Soyuncu drejt transferimit te Arsenali”, e kishte konfirmuar Ozkan në Foruminin Ndërkombëtar Ekonomik të Futbollit.