Lajmet e fundit

Arsenal ka shënuar fitore të lehtë kundër Qarabag në xhiron e kësaj jave të Evropa Ligës.
Pas vetëm katër minutave lojë, Sokratis Papastathopoulos i dha epërsinë Topçinjëve në 1-0, epërsi kjo me të cilën ata edhe shkuan në pushim.
Nuk vonoi shumë e me fillimin e –pjesës së dytë, më saktësisht në minutën e 53-të, Smith Roëe dyfishoi epërsinë për mysafirët.
Alexandre Lacazette pas 10 minutave arriti të asistojë te Matteo Guendouzi i cili tundi rrjetën për 3-0.
Kjo fitore mban Arsenal në vendin e parë në grupin E me gjashtë pikë të mbledhura.