Lajmet e fundit

Arsenali e ka mundur Portsmouthin për t’u kualifikuar në rundin tjetër të FA Cup.
Skuadra e Mikel Artetës triumfoi me rezultat të pastër 2-0.
Sokratis Papastathopoulos në pjesën e parë dhe Edward Nketiah në fillim të pjesës së dytë shënuan për ‘Topçinjtë’.
Këtë kualifikim të Arsenalit e zbeh lëndimi i rëndë i Lucas Torreiras në pjesën e parë.
Ai u dëmtuar në minutën e 16-të, pas një ndërhyrje të ashpër nga prapa të lojtari kundërshtar.
Torreira u largua me lese mes dhimbjeve, tregues i qartë se lëndimi është serioz.