Lajmet e fundit

Ekipet Inter dhe Milan prijnë në garën për të nënshkruar me mesfushorin e Cagliari, Nicolo Barella.
Por që edhe është edhe Arsenal nga Premier League që pritet t’i rivalizojë skuadrat e Serie A për futbollistin, shkruan Gazzetta dello Sport, përcjell Klan Kosova.
21 vjeçari është duke shkëlqyer sivjet, sa që ka tërhequr interesimin nga këto top skuadra evropiane.
Shuma që Cagliari kërkon për Barella sillet rreth 40 milionë euro dhe nuk synon që ta shesë atë dimrit që po vjen.
Kështu kjo ju konvenon Topçinjve të cilët deri atëherë kanë kohë të mendojnë nëse ai mund të jetë zëvendësuesi i Aaron Ramsey që besohet se do të largohet.