Lajmet e fundit

Klubi londinez Arsenal e ka konfirmuar që futbollisti i tyre që është në huazim tek Bournemouth e ka thyer këmbën.
Ai e kishte thyer këmbën në ndeshjen që Bournemouth e zhvilloi kundër Tottenhamit, përcjellë Klan Kosova.
“Ne mund ta konfirmojmë që Jack Wilshere ka pësuar një thyerje në kërcin e majtë”, tha Arsenali në një komunikatë.
“Jack do të vlerësohet edhe më tej nga specialistët, që të identifikojë më shumë specifika sa i përket lëndimit, dhe po ashtu ta strukturojë programin e rehabilitimit”, thuhej ndër të tjera në këtë deklarataë.