Lajmet e fundit
Gjiganti anglez mund të bëjë ofertë për sulmuesin e skuadrës nga San Siro, që mund të ndërrojë ambient në fund të këtij edicioni

Arsenal i është futur garës për të transfeurar sulmuesin e Milan, Andre Silva, gjatë afatit kalimtar të verës, me Ujqit që po ashtu janë duke e përcjellë me kujdes 22-vjeçarin.
Sulmuesi portugez nuk e ka gjetur veten që prej transferimit të tij nga Porto verën e shkuar, por Topçinjtë janë ende të interesuar për të riun, që ka treguar potencial gjatë ndeshjeve në Ligën e Europës.