Lajmet e fundit

Arsenali mund ta shohë një fije shprese në transferimin e Thomas Lemar, pasi që bashkëkombësi i tij, Robert Pires, pret që Lemar të largohet nga Monaco këtë verë.
Arsene Wenger e kishte shënjestruar francezin më 2017, por transferimi i Lemarit kishte dështuar.
Sidoqoftë, mësohet se interesimi i Topçinjve do të nisë posa një trajner i ri të vjen në krye të klubit londinez.
“Thomas Lemar do të largohet nga Monaco pas Kupës së Botës këtë verë”, tha Pires për bwin.
“Mendoj që atij i duhet një sfide e re, dhe do të donte ta përjetonte një shtet të ri”.