Lajmet e fundit
22 vjeçari mund të kalojë nga Ligue 2 në Premierligë, megjithëse Gunners mund të përballen me Monaco për të nënshkruar me të.

Arsene Wenger është i interesuar për të nënshkruar me yllin në rritje të Nimes, Anthony Koura.
22 vjeçari ka shënuar nëntë gola në 26 takime këtë edicion, duke tërhequr interesimin e disa skuadrave.
Arsenali ka shprehur hapur synimin për të nënshkruar me të, por mund t’i duhet të përballet me Monaco për të siguruar shërbimet e Koura.