Lajmet e fundit

Arsenal ia ka ofruar Alex Oxlade-Chamberlain një kontratë katërvjeçare, raporton Daily Star.
Kjo kontratë do të bënte që Oxlade të përfitojë 125 mijë funte në javë, në mënyrë që ta largonte Chelsean nga gara për transferimin e tij.
Trajneri i Chelseas, Antonio Conte, kishte shpresuar që ta transferonte mesfushorin anglez me një ofertë prej 40 milionë funtesh, por topçinjtë janë optimistë se oferta e fundit do ta mbajë Oxlade-Chamberlain në Emirates Stadium.