Lajmet e fundit
Pas dështimit për ta transferuar Karim Benzema nga Real Madrid, Arsene Wenger ka kthyer sytë kah sulmuesi i Juventusit, Fernando Llorente.

Oferta e Gunners për Llorenten sillet të jetë rreth tetë milionë euro, ndërsa interesim për të ka shprehur edhe Manchester United.
Llorente pritet që të mos ketë një vend të sigurt të Zonja e Vjetër, pas blerjes së Mandzukic, ndërsa me ofertën e tyre Gunners duket të jetë pretendenti më serioz për të marrë shërbimet e tij.
Ndërsa sipas një burimi shkruan Express.co.uk thuhet se United ende nuk ka bërë ofertë zyrtare për të dhe se ka gjasa që ai sezonin e ri të luajë në Emirates Stadium.
Llorente kërkon që të ketë një vend të sigurt ku mund të tregojë veten, ndërsa raportohet se Wenger mund t’i ofrojë një gjë të tillë, transmeton Klan Kosova.