Lajmet e fundit
Gjiganti londidez synon ta mbajë asin gjerman në radhët e veta, duke bërë gati për të një ofertë të majme

Arsenal i ka bërë Mesut Ozil një ofertë shumë tunduese, prej 280 mijë funtesh në javë, në mënyrë që ai të mos largohet nga Emirates Stadium gjatë verës.
Gjermani, bashkë me Alexis Sanchez, besohet të jenë duke kërkuar të largohen nga skuadra, por shefat e Gunners shpresojnë ta bindin gjermanin të mos largohet.
Ozil është për momentin më i paguari tek Arsenal, pasi merr rreth 140 mijë funte në javë, por oferta e re është gjigante dhe krejt e paparë për skuadrën nga Londra.