Lajmet e fundit

Arsenal e ka bërë portierin Jack Butland të Stoke City, prioritet dhe opsionin më të mirë që sipas tyre mund ta zëvendësoje Petr Cech, sipas Bleacher Report.
Pasi humbën mundësinë që ta marrin Jordan Pickford, topçinjtë tani e kanë kthyer vëmendjen kah përfaqësuesi i kombëtares angleze, Jack Butland.
Ekziston besimi që stinori i ardhshëm do të jetë i fundit për çekun tek skuadra londineze, dhe do të vazhdojnë që ta monitorojnë Butland, nëse nuk mund ta transferojnë këtë verë.