Lajmet e fundit

Arsenal e ka kapur frika se sulmuesi Alexis Sanchez është i përcaktuar për tu larguar këtë verë nga ky klub.
Për më tepër thuhet se shqetësimi më i madh është se kiliani mund të pranojë një ofertë të Manchester City.
Topçinjtë kanë shpresuar që ta bindin Alexis që të vazhdojë kontratën e cila i skadon verën e ardhshme, apo edhe që ta shesin atë diku jashtë kampionatit nëse e vendos definitivsht për largim, transmeton Klan Kosova.
Burime të Goal.com mësojnë se The Gunners janë thellë të shqetësuar se kiliani do të vazhdojë bisedimet me City-n.