Lajmet e fundit
Skuadra nga Emirates Stadium ka arritur që edhe në xhiron e dytë të Ligës së Europës të arkëtojë tre pikë, kësaj radhe nga udhëtimi tek Bate Borisov

Arsenal ka mposhtur Bate Borisov me rezultat 4:2, në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Europës.
Theo Walcott shkëlqeu në këtë ndeshje duke shënuar në minutat (9’ dhe 22’), ndërsa golat tjerë i shënuan Rob Holding (25’) dhe Oliver Giroud (49’).
Nga ana tjetër, golat për skuadrën vendase Mirko Ivanic (28’) dhe Mikhail Gordejchuk (67’).
Me këtë fitore skuadra që drejtohet nga Arsene Wenger arrin në kuotën e gjashtë pikëve dhe konsolidohet si lider në Grupin H.