Lajmet e fundit

Një transferim tek Arsenali në janar duket të jetë në horizont për sulmuesin e Manchester City-t, Raheem Sterling.
Sipas raporteve nga Mirror, nënshkrimi me të është kyç për kalimin e Alexis Sanchez te Manchester City, transmeton Klan Kosova.
Raporti sugjeron që topçinjtë mund të bëjnë një ofertë të freskët dimërore për anglezin, e që do ta përfshinte Alexis si pjesë të marrëveshjes, në mënyrë që të mos e humbin kilianin si agjent të lirë në përfundim të sezonit.