Lajmet e fundit

Pas spekulimeve se Alexis Sanchez do të largohet nga Arsenali, skuadra nga Londra duket se e ka gjetur futbollistin e duhur që do ta zëvendësojë.
Bëhet fjalë për gjermanin Marco Reus që po përflitet si zëvendësim potencial për kilianin, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
Sanchezit i kanë mbetur 18 muaj në kontratën e tij në Emirates dhe në marrëveshjen e re Arsenali i ka ofruar 50 mijë funte shtesë në rrogë.
Ai aktualisht fiton 130 mijë funte në javë por po kërkon që paga e tij javore gati t’i dyfishohet.