Lajmet e fundit

Rivalët londinezë, Arsenal dhe Tottenham Hotspur, do të luftojnë për shërbimet e mesfushorit spanjoll, Pablo Fornals, raporton Daily Express.
Fornals është lidhur më parë me Napolin, por tani thuhet se ka ngjallur interesimin nga Premier Liga.
Thuhet se Arsenali do të duhet që ta largojnë fillimisht Mesut Ozilin e paguar shtrenjtë, para se ta intensifikojnë interesimin e tyre në të riun.
Fornals ka arritur që t'i shënojë katër gola dhe t'i regjistrojë pesë asistime në 39 ndeshje sa është paraqitur këtë sezon.