Lajmet e fundit
Skuadra që drejtohet nga Arsene Wenger nuk do të mund ta transferojë mesfushorin portugez të katalunasve, që ka zgjedhur të mos largohet nga Camp Nou

Zyrtarët e Arsenal patën shpresuar se do ta transferojnë mesfushorin Andre Gomes në janar, por portugezi nuk do të largohet nga Barcelona.
24 vjeçari shihej si mundësi e mirë, edhe për faktin se mund të përfshihej në akordin që do ta çonte Mesut Ozil në Camp Nou.
Por vendimi i tij i ka komplikuar gjërat për Topçinjtë, që mund të mbeten pa Ozil, por edhe pa një zëvendësues adekuat për atë pozitë.