Lajmet e fundit

Caku kryesor që Arsenal dëshiron që të sjell në vijën e sulmit këtë verë është Edinson Cavani i Paris Saint-Germain dhe jo Karim Benzema.
Së fundmi është raportuar se ka një marrëveshje me Real Madridin për Benzeman, por që talksport shkruan se diçka e tillë nuk është në planet e Wenger. Për më tepër edhe Real Madrid thuhet se nuk është i interesuar për ta shitur atë.
Ai dëshiron që Cavanin ta sjell në Emirates Stadium dhe bashkë më të edhe Rabiot.
Edhe në të kaluarën ka pasur zëra se Wenger dëshiron që ta sjell Cavanin, kurse tash thuhet se kanë filluar edhe bisedimet për transferimin e tij në Londër, transmeton Klan Kosova.