Lajmet e fundit

Arsenali shkatërroi Sunderland 1-4, duke marrë përkohësisht kreun e renditjes në Premier League.
Topçinjtë janë në një formë shumë të mirë teksa këtë edicion kanë vetëm një humbje dhe dy barazime. Protagonistë në sfidën e sotme ndaj "maceve të zeza" ishin dy bomberat Alexis Sanchez dhe Olivier Giroud.
I pari shënoi golin që zhbllokoi ndeshjen, ndërkohë që francezi i dërgoi në rrjetë të dy topat e parë që mori pasi hyri në fushë në pjesën e dytë, për t'i çuar shifrat në 1-3, pasi Jermain Defoe barazoi për pak minuta shifrat.
Golin e katërt e shënoi sërish kiliani Sanchez. Granit Xhaka e shijoi këtë fitore nga stoli, ndërkohë që Shkodran Mustafi si gjithmonë bëri një prezantim shumë të mirë. Në anën tjetër Adnan Januzaj hyri në 20 minutat e fundit, por me futjen e tij në fushë ekipi pësoi tri gola.