Lajmet e fundit

Romelu Lukaku pritet të bëjë debutimin e dytë për Chelsean në derbin e Londrës.
Lukaku kthehet në Premier League, pasi shkëlqeu me 64 gola në 95 paraqitje për Interin.
Më nënshkrimin e belgut e ka bërë Chelsea si njërin prej favoritëve për të fituar Premier League.
Chelsea duket se është në formë të lartë, pasi arriti të fitonte Superkupën e UEFA-s, dhe ndeshjen e parë në Premier League kundër Crystal Palace.
Ndërkohë, Arsenali e filloi në mënyrën më të keqe të mundshme sezonin në Premier League, pas humbjes në ndeshjen hapëse ndaj Brentfordit të sapo promovuar.
Pierre-Emeric Aubameyang do të rikthehet në formacion, pasi në ndeshjen e kaluar nuk ishte për shkak se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.
Mungesat e Arsenalit priten të jenë: Lacazette, Runarsson, Gabriel Magalhaes dhe Thomas Partey.
Gjithashtu transferi i ri Martin Odegaard nuk është në dispozicion, pasi po pret për vizën. Sidoqoftë, portieri Aaron Ramsdale mund të përfshihet pasi u transferua nga Sheffield United të premten.