Lajmet e fundit

Arsenal është shuam afër që të nënshkruajë me anësorin Denis Suarez.
Sipas Sky Sports, futbollisti i Barcelonës pritet të kalojë në Emirates Stadium si huazim me mundësi të blerjes së përhershme, transmeton Klan Kosova.
“Marrëveshja me Denis, nuk është ende zyrtare, por ka diçka për të cilën palët kanë rënë dakord dhe shpresojmë që gjithçka të shkojë ashtu”, ka thënë trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.
Ka pasur raportime në Spanjë që katalanasit për ta mbrojtur asetin e tyre do t’ia vazhdojnë kontratën.
Ai aktualisht ka hyrë në 18 muajt e fundit të kontratës me Barcën.