Një fluturim komercial amerikan ka arritur në Kubë, për herë të parë në më shumë se gjysmë shekulli.
Avioni JetBlueFlight 387, kishte 150 pasagjerë duke përfshirë sekretarin e transportit amerikan Anthony Foxx, njofton Klan Kosova.
Ky mjet udhëtimi u nis nga Fort Lauderdale, Florida dhe ateroi në Santa Clara në Kubën qendrore rreth një orë më vonë.
Fluturimi shënon zhvillimin më të fundit në mes të SHBA-së dhe Kubës pasi ata rivendosën marrëdhëniet diplomatike në dhjetor 2014, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.