Ka arritur në 25 numri i të vdekurve si pasojë e tornadove që përshkuan pjesë të dy shteteve amerikane.
Zyrtarët në Kentucky thanë se kanë ndodhur 18 vdekje atje, ndërsa shtatë persona të tjerë vdiqën në Missouri, përfshirë pesë në qytetin e St Louis.
Tornadoja e Kentucky goditi Qarkun Laurel në juglindje të shtetit në orët e para të së shtunës. Zyrtarët thanë se prisnin që numri i të vdekurve të rritej.
Zyrtarët e Missourihanë se 5 mijë ndërtesa ishin dëmtuar, çatitë ishin shkatërruar dhe linjat e energjisë kishin rënë për shkak të tornados.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.