Lajmet e fundit

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, tha se edhe një ushtar tjetër i është vrarë, duke e dërguar kështu në 237 numrin e ushtarëve izraelitë të regjistruar zyrtarisht si të vrarë brenda Gazës.
Izraeli pretendon se deri më tani ka vrarë më shumë se 10 mijë luftëtarë të Hamasit.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e udhëhequr nga Hamasi, thotë se më shumë se 29 mijë palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 65 mijë janë plagosur që nga 7 tetori.
Nuk ka qenë e mundur që gazetarët të verifikojnë në mënyrë të pavarur shifrat e viktimave të dhëna gjatë konfliktit, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.