Në Kosovë sot kanë arritur 35 mijë e 100 doza kundër COVID-19 si donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky kontigjent u prit në një ceremoni të veçantë ku të pranishëm ishin presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Me kontigjentet tjera SHBA-ja do t'i dhurojë 500 mijë doza të vaksinave për Kosovën, njofton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.