Kosovës i erdhi një dhuratë e madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
556 mijë e 920 doza të vaksinës Pfizer erdhën si donacion këtë të hënë, njofton Klan Kosova.
503 mijë e 100 doza janë pjesë e donacionit të SHBA-së për Kosovën, të cilat në Kosovë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX , derisa 53 mijë e 820 të tjera janë nga marrëveshja e Ministrisë së Shëndetësisë me kompaninë Pfizer.
Me arritjen e këtij kontigjenti MSh-ja tha se procesi i vaksinimit do të fuqizohet edhe më tej.
Krahas kësaj Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të grup-moshës mbi 16 vjeçe sikurse edhe kategorisë së fëmijëve të moshës prej 12-15 vjeç me indikacione mjekësore, që të vaksinohen, si mënyra më adekuate për t‘u mbrojtur dhe për të frenuar përhapjen e COVID-19.
Në mënyrë specifike, u bën thirrje grave shtatzëna që të vaksinohen sikurse edhe nënave gjidhënëse, duke qenë që nuk ka asnjë dëshmi shkencore që vaksinimi kundër COVID-19 shkakton probleme për shtatzënësinë apo të lidhura me fertilitetin.
https://www.youtube.com/watch?v=BrKR8re5foQ
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.