Lajmet e fundit
Juventus dhe Bayern Munich kanë arritur marrëveshje për mesfushorin Arturo Vidal.

Vidal do të jetë pjesë e Bayern Munich përfundimisht sipas Sky Sports.
40 milionë euro është shuma e marrëveshjes për lojtarin, 36 milionë do të paguhen menjëherë ndërsa 4 milionë të tjerë do të paguhen në formë të bonuseve.
Vidal ka qenë i përfolur se do të kalojë te Real Madrid dhe Arsenal, ndërsa destinacioni i tij i fundit ka qenë Bayern Munich.
Kontrata e tij me klubin nga Allianz Arena është katër vjeçare me përfitime vjetore prej 6.5 milionë euro.