Komisioni Evropian ka deklaruar këtë të premte se kishte arritur një marrëveshje teknike në parim për të lejuar rifillimin e tranzitit të grurit ukrainas përmes pesë vendeve të Bashkimit Evropian që kishin vendosur kufizime.
Bullgaria, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Sllovakia kishin bërë të ditura shqetësimet e tyre se gruri nga Ukraina që synohej të eksportohej në vende të tjera kishte përfunduar në tregjet e tyre lokale, gjë që po ul çmimet për fermerët vendas, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Nënkryetari i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis shkroi në Twitter se ekzekutivi i BE-së kishte arritur një marrëveshje në parim" me pesë vendet për të adresuar shqetësimet e fermerëve në vendet fqinje të BE-së dhe Ukrainës".
Ai tha se marrëveshja përfshinte "masa mbrojtëse" për katër produkte - grurin, misrin, farat e rapit dhe farat e lulediellit.
Siç bëri të ditur Dembrovskis, marrëveshja përfshin gjithashtu një paketë mbështetjeje me vlerë 100 milionë euro për fermerët vendas.
Pesë vendet do të bëhen rrugë tranziti për grurin ukrainas që nuk mund të eksportohej përmes porteve të Detit të Zi të vendit për shkak të pushtimit të Rusisë.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.