Lajmet e fundit

Ende pa përfunduar Botërori “Rusi 2018”, nisën që të ndodhin transferimet e bujshme të futbollistëve.
I pari ishte ai i Cristiano Ronaldos që la Madridin për t’iu bashkuar Juventusit.
Ndërsa tani portieri i Chelseat, Thibaut Courtois mësohet të ketë një marrëveshje verbale me drejtuesit madrilenë për një kontratë pesëvjeçare me 11 milionë euro në sezon, shkruan Albeu.
Sa i përket shifrës së transferimit, mësohet se “Blutë e Londrës” do të përfitojnë rreth 40 milionë euro për kartonin e portierit belg.
Belgu duket se do të jetë lëvizja e parë e Perezit për të riformatuar skuadrën madrilene.