Është arrestuar një zyrtar policor i burgut të Peqinit, pasi u kap me lëndë narkotike, derisa po futej në vendin e punës për të marrë turnin.
Lajmi u konfirmua nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila tha se zyrtarin e prangosën në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (ShKBB), raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.
Policia e Shtetit ka ushtruar kontroll në banesën e efektivit, në të cilën është gjendur një sasi tjetër e dyshuar lëndë narkotike.
Gjithashtu po hetohet nëse ka punonjës të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, ose të dënuar apo të paraburgosur, thuhet tutje në kumtesë.
Materialet procedurale u referuan në në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.