Një 19-vjeçar, shtetas rumun, është arrestuar në Shkodër pasi e kishte vjedhur me dhunë një portol dhe celular një 18-vjeçari, në bashkëpunim me një shtetas tejtër.
Në njoftim e Policisë së Shtetit thuhet se gjatë kontrollit fizik, 19-vjeçarit iu gjetën celulari dhe portofoli që kishte vjedhur, si dhe një sasi kanabisi.
"Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit në këtë vjedhje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në bulevardin “Zogu i Parë”, një shtetasi i kishin vjedhur portofolin dhe celularin, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorëve. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u identifikua dhe u arrestua njëri nga autorët e dyshuar të rastit, shtetasi rumun: D. L., 19 vjeç, banues në Shkodër", thuhet në njoftim.
"Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër të paidentifikuar, mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Zogu i Parë”, i kanë vjedhur me dhunë një shtetasi 18 vjeç, banues në Shkodër, celularin dhe portofolin ku mbante 4,000 lekë", thuhet në njoftim. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.