Një shtetas i Serbisë është arrestuar dje në Leposaviq pasi dyshohet se ishte i përfshirë me një person tjetër në një rrahje.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktimë si janë shkaktuar lëndime trupore, i dyshuar në fjalë para disa ditësh ishte futur kundërligjshëm në territorin e Kosovës.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Leposaviq, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.