Një 53-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga policia greke, i cili akuzohet për veprat penale “tentativë përdhunimi” dhe “plagosje e thjeshtë”.
Ngjarja ka ndodhur ditën e diel rreth orës 18.00 në banesën e të dyshuarit në rrugën “Kalirois” . Aty kishte shkuar për të pastruar një 53-vjeçare greke, kur shtetasi shqiptar Përparim Haxhiraj, ka tentuar t’i shqyejë rrobat me qëllim përdhunimin dhe kur ha hasur në rezistencën e saj, e ka dhunuar në pjesë të ndryshme të trupit dhe e ka nxjerrë jashtë banesës, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë vënë në pranga 53-vjeçarin shqiptar, ndërkohë që kanë transportuar në spital shtetasen greke.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.