Katër anëtarë të dyshuar të një grupi kriminal të trafikimit të parave nga Anglia drejt Shqipërisë janë arrestuar nga autoritetet britanike.
Të dyshuarit u arrestuan më 13 prill në një seri bastisjesh të koordinuara që filluan me arrestimin e një shtetasi shqiptar 48-vjeçar në Dover, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.
Përafërsisht 200 mijë paund u sekuestruan në automjetin e tij, i cili ishte rrugës për në Shqipëri.
Dy persona të tjerë, të moshës 34 dhe 22 vjeç, dhe një djalë 17-vjeçar u arrestuan në adresat në Tottenham Hale, Londër, me rreth 150 mijë paund në automjetin e tyre.
Arrestimet vijnë pas një hetimi dy vjeçar.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.