Lajmet e fundit

Policia e ka arrestuar shoferin i cili dyshohet se nga pakujdesia e ka goditur për vdekje ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Selver Lladrovci.
"Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident këmbësori ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje" - thuhet në njoftim.
56-vjeçari u godit për vdekje nga një veturë në lëvizje në rrugën Bardh i madh - Drenas pasditën e së dielës.
https://klankosova.tv/viktima-1qe-u-godit-nga-vetura-ne-drenas-ishte-veteran-i-uck-se/