Lajmet e fundit

Një 21 vjeçar nga Prizreni ka përfunduar në pranga pasi kishte tentuar që t'i korruptonte policët me 50 euro për t'i mundësuar atij hyrjen në Shqipëri.
Arrestimi i tij u bë në pikën kufitare në Morinë.
"Shërbimet e Policisë, në vijim të kontrollit, i kanë kërkuar 21-vjeçarit që të paraqesë dokumentet përkatëse të motomjetit. Ky shtetas, për të shmangur verifikimin e dokumenteve, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke u dorëzuar një dokument mjeti, së bashku me një kartëmonedhë me prerje 50 euro"- njofton policia shqiptare përcjell Klankosova.tv
Pas verifikimit, është vërejtur se kosovari kishte dorëzuar një dokument të një mjeti tjetër.
"Nga verifikimi rezultoi se ky shtetas kishte dorëzuar një dokument që i përkiste një motomjeti tjetër, të ndryshëm nga motomjeti që ai drejtonte. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin B. Th., 21 vjeç, banues në Prizren, Kosovë, për veprat penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Trafikimi i mjeteve motorike" ".
Njoftimi i plotë: