Një burrë në Prizren është arrestuar, i cili dyshohet se ka ngacmuar një të mitur.
Rasti raportohet të ketë ndodhur ditën e 15 shtatorit.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes, transmeton Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që e kishte ngacmuar viktimën e mitur femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.