Një burrë është arrestuar pasi u përpoq të hynte në Kështjellën Windsor për Krishtlindje.
Sipas etonline, një burrë ishte arrestuar të shtunën e kaluar "me dyshimin për shkelje të një zone të mbrojtur dhe posedim të një arme fyese".
"Një 19-vjeçar nga Southampton u arrestua me dyshimin për shkelje të një zone të mbrojtur dhe posedim të një arme fyese. Proceset e sigurisë u aktivizuan brenda pak çasteve, pasi burri hyri në terren dhe nuk arriti të hyjë në asnjë ndërtesë”, njoftoi policia atje.
Burri u konstatua se mbante një hark, i cili u mor nga policia në momentin e arrestimit.
“I dyshuari u mor në paraburgim dhe i është nënshtruar një vlerësimi të shëndetit mendor dhe është nën kujdesin e profesionistëve mjekësorë”, vazhdoi deklarata.
Mbretëresha Elizabeth dhe pjesa tjetër e familjes mbretërore u informuan gjatë festimeve të Krishtlindjes se incidenti kishte ndodhur. Ishte festa e parë e Mbretëreshës pa bashkëshortin e saj, Princin Philip, i cili ndërroi jetë në prill.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.