Lajmet e fundit

Kemi dëgjuar përplot histori për pëllumbat që kanë dërguar mesazhe urgjente para zhvillimeve teknologjike.
E në ditët e sotme siç duket ato mesazhe janë zëvendësuar me droga, madje shumë prej tyre.
Tingëllon e pabesueshme, megjithatë autoritetet në Kuwait kanë kapur një pëllumb, që tentoi të futë 178 tableta ecstasy në Irak.
Ky pëllumb është përcjellë nga autoritetet në Kuwait, derisa fluturoi mbi disa ndërtesa ku edhe është kapur.
E sipas disa raportimeve trafikimi i drogave si kokaina dhe ecstasy përmes pëllumbave po përdoret çdo ditë e më shumë së fundmi.


